Emisioni “#Gjesi” ka sjellë sot rrëfimin e familjes Bytyqi nga Gjakova, e prekur me COVID-19, por katër anëtarët e së cilës, përfshirë edhe një 73-vjeçare, tani kanë rezultuar negativë.
Në intervistë, familja Bytyqi tregoi për periudhën e vështirë në të cilën ka kaluar dhe se ishte vërtet një sfidë përballja me virusin.
Kryefamiljari Mentor Bytyqi, i cili është infermier i Repartit të Emergjencës, u shpreh falënderues për mbështetjen që ia kanë dhënë gjatë kësaj kohe të gjithë ata që i njohin.
Intervistën të plotë mund ta gjeni më poshtë.