Ekskluzive: Qeveria formon grup pune për provimin e jurispudencës në gjuhën shqipe - Gazeta Express
string(81) "ekskluzive-qeveria-formon-grup-pune-per-provimin-e-jurispudences-ne-gjuhen-shqipe"

Maqedoni

Gazeta Express

12/02/2026 12:20

Ekskluzive: Qeveria formon grup pune për provimin e jurispudencës në gjuhën shqipe

Maqedoni

Gazeta Express

12/02/2026 12:20

Agjencia e lajmeve INA mëson se mbrëmë në Qeveri ka pasur takim të përfaqësuesve të studentëve të peticionit për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe me Kryeministrin Mickoski dhe Zëvendës-Kryeministrin Sali ku mes tjerash është rënë dakord që të formohet një grup pune i ekspertëve të së drejtës kushtetuese për hartimin e zgjidhjes juridike të kësaj çështjeje.

INA ekskluzivisht i mëson dy emrat e profesorëve që do të jenë pjesë e këtij grupi të punës: Jeton Shasivari profesor i së drejtës kushtetuese në UEJL dhe Denis Preshova profesor i së drejtës kushtetuese në UKIM.

Përndryshe profesor Shasivari njihet në opinion si “thyes i barrierave gjuhësore” sepse siç kemi raportuar më herët, në shtator të vitit të kaluar e “theu akullin” para Gjykatës Kushtetuese duke folur për herë të parë në histori plotësisht në gjuhën shqipe duke treguar se shqipja e ka vendin e merituar para gardianit të kushtetutës.

Kujtojmë se më parë, Talat Xhaferi kishte filluar fjalimin shqip në këtë institucion, por për mungesë të përkthimit kishte vazhduar në maqedonisht.

Advertisement
Advertisement
Advertisement