Ekskluzive nga T7: Videoja që shpjegon gjithçka - kështu e ngulfatën policët Agon Zejnullahun - Gazeta Express
string(90) "ekskluzive-nga-t7-videoja-qe-shpjegon-gjithcka-keshtu-e-ngulfaten-policet-agon-zejnullahun"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 20:12

Ekskluzive nga T7: Videoja që shpjegon gjithçka – kështu e ngulfatën policët Agon Zejnullahun

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 20:12

Televizioni T7 ka publikuar videon ekskluzive dhe tronditëse që tregon momentet e fundit të jetës së Agon Zejnullahut, i cili vdiq në Lipjan. Pamjet, të cilat kanë nxitur reagime të forta në publik, tregojnë mënyrën brutale se si atij ia vendosën edhe gjunjët në qafë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, gjatë arrestimit.

Në video duket qartë se Agoni ishte i shtrirë dhe i bllokuar nga disa policë.

Video:

Lidhur me rastin. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë-Dega në Lipjan caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët gjenden nën masën e ndalimit si të dyshuar për “Vrasje nga pakujdesia” të të riut Agon Zejnullahu në Lipjan.