Ekskluzive: Komisioni i Ministrisë kërkon nga Agim Ademi ta pezullojë pozitën e tij, ose të pezullohet nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së - Gazeta Express
string(132) "ekskluzive-komisioni-i-ministrise-kerkon-nga-agim-ademi-ta-pezulloje-poziten-e-tij-ose-te-pezullohet-nga-komiteti-ekzekutiv-i-ffk-se"

Ekskluzive: Komisioni i Ministrisë kërkon nga Agim Ademi ta pezullojë pozitën e tij, ose të pezullohet nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së

Futboll

Gazeta Express

25/01/2023 16:30

Komisioni për licencimin e federatave sportive pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit edhe zyrtarisht përmes një shkrese dërguar në Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës ka kërkuar nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi që ta pezullojë veprimtarinë e tij në postin e presidentit të kësaj federate, raporton Gazeta Express.

Gazeta Express e ka siguruar një letër nga burimet e saj të cilën sot ky komision e ka dërguar në FFK.

Lexo Edhe:

Në letër thuhet se komisioni përmes rrugëve zyrtare e ka vërtetuar që Agim Ademi është në proces gjyqësor dhe se si rezultat i kësaj FFK nuk mund të licencohet, pasi kjo do të binte ndesh me ligjet e Republikës së Kosovës, me statutin e FFK-së dhe me kodin etik të FIFA, të cilin FFK është i obliguar me statut dhe ligje të Kosovës e UEFA-s dhe FIFA-s ta respektojë.

Madje, Komisioni ka kërkuar nga Komiteti Ekzekutiv që të merr vendim për ta pezulluar Agim Ademin nga pozita e kryetarit deri në përfundim të procesit gjyqësor ndaj tij, nëse një gjë të tillë nuk e bën vet Ademi në kohë sa më të shpejtë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm