Ekskluzive: Jay Santos fton Luana Vjollcën në bashkëpunim - Gazeta Express
string(56) "ekskluzive-jay-santos-fton-luana-vjollcen-ne-bashkepunim"

Ekskluzive: Jay Santos fton Luana Vjollcën në bashkëpunim

Gazeta Express

16/07/2020 15:06

Luana Vjollca do të vijë në bashkëpunim muzikor me artistin ndërkombëtar Jay Santos.

Ylli i muzikës latine ka disa ditë që po qëndron në Tiranë dhe ardhja e tij ka një arsye mjaft të fortë.

Lexo Edhe:

T7 mëson se artisti kolumbian është në Tiranë për Luana Vjollcën, me të cilën do të vijnë në një bashkëpunim, shkruan GazetaExpress

Sipas burimeve të afërta me bukuroshen shqiptare ka qenë vetë artisti kolumbian iniciatori i këtij projekti duke i kërkuar bashkëpunim Luanës, e cila duke ditur suksesin dhe famën e tij, e ka pranuar me kënaqësi.

T7 mëson se kënga tashmë është finalizuar dhe do të sjell bjonden seksi në ritme latine ashtu siç nuk e kemi parë kurrë.

Teksti i këngës është në gjuhën shqipe dhe atë spanjolle ndërsa videoklipi do të realizohet në Tiranë.

Befasi në këtë projekt do të jetë edhe paraqitja e Luanës, e cila tashmë edhe përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar përgatitjen e një koreografie.

View this post on Instagram

#SOON ‼️‼️‼️ @esdalin_gorani

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Jay Santos është i njohur për publikun shqiptar me hitet e tij të shumta që janë ndëgjuar edhe në vendin tonë, si: “Caliente”, “Dale Morena” etj.

Ndryshe ky është bashkëpunimi i dytë ndërkombëtar për Luanën, e cila vetëm një vit më parë erdhi me “Yalla Habibi” në bashkëpunim me Faydee./GazetaExpress/