Ekskluzive: Ish-policë të MUP-it serb shfaqen në ceremoninë zyrtare të organizuar nga Mitrovica e Veriut - Gazeta Express
string(94) "ekskluzive-ish-police-te-mup-it-serb-shfaqen-ne-ceremonine-e-organizuar-ne-mitrovicen-e-veriut"

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 14:04

Ekskluzive: Ish-policë të MUP-it serb shfaqen në ceremoninë zyrtare të organizuar nga Mitrovica e Veriut

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 14:04

Në homazhet te “Engjëlli i Bardhë” pranë urës mbi Ibër, të pranishëm edhe ish-anëtarë të strukturave të sigurisë serbe

Në ceremoninë e organizuar sot nga Komuna e Mitrovicës së Veriut janë parë edhe ish-pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP).

Aktivitetet u mbajtën në kuadër të përvjetorit të 17 marsit 2004 dhe përfshinë homazhe pranë monumentit të ashtuquajtur “Engjëlli i Bardhë”, i vendosur afër urës mbi lumin Ibër.

Në ceremoni morën pjesë qytetarë serbë, përfaqësues të udhëheqjes komunale dhe të Listës Serbe. Megjithatë, vëmendjen e ka tërhequr prania e disa figurave të njohura si ish-policë të MUP-it serb.

Sipas burimeve, në mesin e tyre janë identifikuar Goran Zhivkoviq, Milija Milosheviq, Slavisha Filipoviq dhe Dule Vukmanoviq.

Pjesëmarrja e ish-anëtarëve të strukturave të sigurisë serbe në një aktivitet të organizuar nga një institucion lokal në Kosovë ngre pikëpyetje mbi ndikimin dhe rolin e tyre në zhvillimet aktuale në veri të vendit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement