Ekskluzive: Hoti shkarkon edhe drejtorin e doganave dhe drejtorin e ATK’së - Gazeta Express
string(61) "ekskluzive-hoti-shkarkon-edhe-drejtori-i-doganave-dhe-i-atkse"

Gazeta Express

16/10/2020 19:08

Ekskluzive: Hoti shkarkon edhe drejtorin e doganave dhe drejtorin e ATK’së

Gazeta Express

16/10/2020 19:08

Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, janë shkarkuar edhe drejtori i doganës dhe i ATK’së.

Gazeta Express mëson se Kryeministri Avdullah Hoti e ka shkarkuar edhe drejtorin e ATK’së, Ilir Murtezaj dhe ushtruesin e detyrës së doganës, Ibrahin Xhaka.

Lexo Edhe:

Ky është shkarkimi i tretë brenda ditës.

Ilir Murtezaj ishte emëruar drejtor i ATK’së në shkurt të vitit 2019 nga ministri i atëhershëm i Financave Bedri Hamza.

Kurse Ibrahim Xhaka ishte emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave në shkurt të këtij viti nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Zyra e Kryeministrit Avdullah Hoti ka njoftuar për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalajt.

Pas raportimit të Gazetës Express, ZKM e ka konfirmuar largimin e Qalajt.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra z. Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thotë njoftimi i ZKM’së.

Në vend të Qalajt, Hoti e ka emëruar ushtrues detyre Samedin Mehmetin.

Drejtori i shkarkuar i Policisë Qalaj ndërkaq, që ishte emëruar nga Ramush Haradinaj, por që i ishin përmendur gjithmonë lidhjet me zyrtarë të lartë të PDK’së, i shpëtoi edhe ish-kryeministrit Albin Kurti.

Gjatë qeverisjes së Kurtit, shumë herë u përmend mundësia që Qalaj të lirohej nga detyra. Sepse ish-kryeministri po shkarkonte çdo ditë formacione të ndryshme në krye të institucioneve të shtetit. Këdo që e konsideronte se ka ardhur në pushtet me lidhje politike të pushtetarëve të mëhershëm.

Megjithatë, fundi drejtorit të Policisë në këtë pozitë i erdhi sot kur Kryeministrit Hoti nxori vendim për shkarkimin e tij.

Zyrtarisht nuk dihet arsyeja, ndërsa Gazeta Express ka mësuar se si arsyetim është dhënë “përformanca e dobët”. 

Qalaj ishte zgjedhur drejtor i Policisë nga Qeveria Haradinaj, në gusht të vitit 2018.