Ekskluzive: Express Rozë zbulon personin që ka lidhje dashurie jashtë emisionit “Për’puthen” - Gazeta Express
string(88) "ekskluzive-express-roze-zbulon-personin-qe-ka-lidhje-dashurie-jashte-emisionit-perputhen"

TV/Film

Gazeta Express

04/03/2021 21:58

Ekskluzive: Express Rozë zbulon personin që ka lidhje dashurie jashtë emisionit “Për’puthen”

TV/Film

Gazeta Express

04/03/2021 21:58

Ditë më parë, Erjoni në një intervistë në Express Rozë kishte treguar se është një person që ka të dashur jashtë emisionit “Për’puthen” por që vazhdon të rrijë aty

Kontradiktat për reality showun e parë shqiptarë me takime dashurie “Për’puthen” që po transmetohet në Top Channel, kanë rritur kontradiktat pas një interviste të Erjonit dhënë para disa dite në emisionin Express Rozë që transmetohet në T7.

Lexo Edhe:

Erjoni kishte thënë se ai është në dijeni që dikush është ende në emisionin “Për’puthen” por që kanë lidhje jashtë këtij emisioni.

“Po, ka. Madje ai konkurrenti që e dinë shumë mirë cili është, jemi parë me atë nga makina në makinë, ai ka qenë i shoqëruar me një femër, është konkurrent mashkull”, tha Erjoni në atë Intervistë.

Kështu Gazeta Express ka arritur që ta konfirmojë me anë të burimeve shumë të sigurta se ky person që është ende në emisionin “Për’puthen” por që ka lidhje jashtë emisionit është konkurrenti Mevlani.

Kujtojmë se Mevlani ka filluar që të takohet me Antonelën edhe pse në fillim ishte thënë se ai ishte më i afërt me Ledianën.

Ai vazhdon të jetë brenda emisionit pasi që ende nuk e ka gjetur fatin e tij. /GazetaExpress/