string(114) "ekskluzive-afrim-toverlani-e-konfirmon-per-express-kalimin-e-brrutit-nga-kosova-te-shqiperia-godet-duken-e-fshf-ne"

Sport

Gazeta Express

08/03/2025 13:56

Ekskluzive: Afrim Tovërlani e konfirmon për “Express” kalimin e Brrutit nga Kosova te Shqipëria, godet Dukën e FSHF-në

Sport

Gazeta Express

08/03/2025 13:56

Tashmë është e konfirmuar.

Etnik Brruti po e lë Kosovën për t’iu bashkuar Shqipërisë.

Në një kohë kur futbollisti i Malishës pritej të kalonte nga Kosova U21 për te Kosova A, e drejtuar nga Franco Foda.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express dhe Emisionin sportiv “Favorit” Afrim Tovërlani, trajner i deritanishëm i Etnik Brrutit te Kosova U21.

Në një pronocnim për Gazetën Express, Afrim Tovërlani i ka akuzuar menaxherët e futbollistëve që po i joshin e po i mashtrojnë.

“Po, Etniku na ka thënë se po e zgjedh Shqipërinë për shkak të pasaportës shqiptare, përmes së cilës mund te transferohet më lehtë në Rusi. Lojtarët tanë po mashtrohen nga disa kuazi-menaxhera, që po i joshin dhe po i mashtrojnë”, tha ai.

Ai pati edhe kritika ndaj presidentit të FSHF-së, Armand Dukës, që sipas tij nuk po e ndalin këtë trend.

“Nuk kam koment për lojtarët që po e tradhëtojnë fanellën Dardane dhe që po luajnë me punën, mundin dhe djersën tonë. Këtu kanë faj edhe Duka dhe FSHF që nuk po e ndalin këtë trend. Ne nuk kemi forcë e fuqi që të punojmë për dy ekipe (Kosovë dhe Shqipëri)”, përfundoi Tovërlani.

Etnik Brruti ishte kapiten i Kosovës U21, derisa futbollin e tij e zhvillon në Superligën e Kosovës me Malishevë./GazetaExpress/