Ekonomia në Zvicër po rritet më ngadalë sesa pritej - Gazeta Express
string(51) "ekonomia-ne-zvicer-po-rritet-me-ngadale-sesa-pritej"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 14:01

Ekonomia në Zvicër po rritet më ngadalë sesa pritej

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 14:01

Prodhimi ekonomik pritet të rritet me 0.9 për qind vitin e ardhshëm. Në verë, KOF priste një rritje prej 1.5 për qind.

Ekonomia zvicerane duket se do të rritet ndjeshëm më pak se sa pritej, vitin e ardhshëm. Ky është konstatim i bërë nga KOF, Instituti Ekonomik Zviceran në universitetin ETH Zurich, trasnmeton albinfo.ch.

Prodhimi i përgjithshëm ekonomik pritet të rritet me 0.9 për qind vitin e ardhshëm. Në verë, KOF ende priste që produkti i brendshëm bruto të rritej me 1.5 për qind, shkruan srf.ch.

Arsyeja kryesore për pritjet e ulëta janë tarifat e SHBA-së, sipas një deklarate për media, të bërë nga instituti në fjalë.

Tarifat e importit të futura nga Uashingtoni po e rëndojnë gjithnjë e më shumë sektorin e eksportit zviceran, sipas KOF. Veçanërisht kritike është gjendja për faktin se mallrat zvicerane i nënshtrohen taksave mesatare më të larta se produktet nga BE-ja.