Ekonomia e Resurseve dhe Ambientit - Gazeta Express
string(34) "ekonomia-e-resurseve-dhe-ambientit"

Ekonomia e Resurseve dhe Ambientit

Gazeta Express

22/07/2020 14:10

Shkaku i resurseve, apo resurset kanë qenë shkaktar i luftërave në mes vendeve të ndryshme për ujëra, pyje, toka, xehe, minerale , naftë, gaz dhe resurse tjera. Kjo për shkak se pa resurse nuk ka aktivitet ekonomik e pa aktivitet ekonomi nuk ka as mirëqenie.

Rritja e mirëqenies përmes aktivitetit ekonomik ka rrite shfrytëzimin e resurseve, mirëpo kjo rritje ka shkaktuar ndotjen dhe shkatërrimin e ambientit, për çka shoqëria njerëzore sot është mjaft e shqetësuar, në njërën anë për shterjen e resurseve (të parinovueshme) e në anën tjetër për degradimin mjedisor.

Lexo Edhe:

Kështu parashtrohet një detyrë e vështirë, si të bëhet shfrytëzimi i resurseve (natyrore) me sa më pak ndotje. Kjo punë është e vështirë duke pasur parasysh Ligjet e Termodinamikës, ku materia dhe energjia as nuk krijohen e as nuk shkatërrohen por shndërrohen nga një forme ne një formë tjetër, kapacitetin jo te pa kufi asimilues të ambientit, rritjen e nevojave dhe kërkesave të njerëzve në rritje në përmasa botërore.

Kështu ekonomia e resurseve dhe ekonomia e ambientit vijnë në konflikt, i cili u shprehë në vitet e ’70-ta të shekullit të kaluar (XX), kur shoqëria filloi të ballafaqohet me problemet e ndotjes.

Ekonomisë së resurseve i intereson prodhimi dhe përdorimi i resurseve natyrore duke mos u shqetësuar për ambientin kurse ekonomisë se ambientit i intereson aktiviteti ekonomik me nivel optimal të ndotjes dhe masat që duhet ndërmarrë për të pasur aktivitet ekonomik me nivel optimal të ndotjes ( është interesant një fakt se në vitet e ’80-ta ne SHBA ,ishte një zhvillim i mirë ekonomik dhe kishte një interesim të rritur për ambientin, mirëpo në vitet e ’90-ta kishte rënie ekonomike, e me ketë rënie ra edhe interesi për ambientin).

Shqetësimet shoqërore janë të arsyeshme si për resurset ashtu edhe për ambientin. Kur është fjala për resurset ,shqetësimi është për resurset e parinovueshme (xehet, mineralet, gazi, nafta, thëngjilli etj.  si dhe ato te rinovueshme si pyjet, toka pjellore ,bota shtazore dhe resurset tjera. Ne anën tjetër ndotja e ambientit sot është njëra problemet dhe sfidat kryesore të shoqërisë njerëzore ,ku për shkak të aktivitetit ekonomik ( si rezultat i zhvillimit industrial) ka ardhur deri te ndotja e tokës, ujit, ajrit (nga materialet kimike, biologjike dhe fizike). Pra ,është një kontribut i aktiviteteve industriale ,komerciale, shtëpiake, dhe  bujqësore me pasoja në shëndetin e njeriut dhe me çmim të lartë të cilin e paguan shoqëria ,vlerë e cila shprehet me një pjesëmarrje deri në 3% të vlerës së GDP-së.

Kosova kishte një zhvillim të caktuar ekonomik (duke shfrytëzuar resurset e veta natyrore) por    ka paguar një kosto të lartë sociale (eksternalitet) me pasoja në shëndetësi, degradim të tokës, ujit, ajrit, botës bimore dhe shtazore si rezultat kryesisht i aktiviteteve industriale dhe energjetike. Resurset natyrore u përdorën por nuk u shfrytëzuan si duhet si rezultat i shumë faktorëve e njëri ndër ta ishte jo efikasiteti tekniko – teknologjik me mbetje të mëdha të lëndëve sekondare të cilat kanë ndikuar  në rezultatet ekonomiko-financiare, të ambientit por edhe në ato zhvillimore. Kjo vazhdoi (dhe vazhdon) me pyjet, ujin (lumenjtë), tokën bujqësore, por ajo që brengosë më së tepërmi është resursi njeri.

Duke i pasur të gjitha këto parasysh, autori i përmbledhë në formë të librit (ligjëratat dhe materialet e dedikuara për studentet për lendet Hyrje ne ekonomin e resurseve, Ekonomia e ambientit dhe menaxhimi, Ekonomia e avancuar e resurseve natyrore, Vlerësimi resurseve natyrore dhe ambientit, në një libër të titulluar “Ekonomia e Resurseve dhe e Ambientit” i cili i ka munguar këtij Fakulteti por edhe të tjerëve.

Libri ndahet në pjesët si: Ekonomia, Ekonomia e resurseve, Ekonomia e ambientit, Metodat e vlerësimit të resurseve dhe ambientit si dhe Detyra konkrete nga fusha e materialeve të trajtuara ujë, ushqimi, mjete mbrojtëse, pyje etj.

Libri fillon me pjesën e ekonomisë pse është me rëndësi të njihet ekonomia, doktrinat ekonomike  (merkantilizmi, fiziokratizmi ),shkollat e mendimit ekonomik (neoklasike, neokejnisiane), prodhimi dhe faktorët (burimet) e prodhimit, kufiri i mundësive të prodhimit dhe kostoja oportune, ligji i të ardhurave zbritëse ,rritja ekonomike dhe kritikat ndaj rritjes ekonomike, ndërhyrja e shtetit në ekonomi.

Pjesa e ekonomisë së resurseve fillon me nocionin resurs ,ndarjen e resurseve pikëpamjet lidhur me resurset dhe cila nga ndarjet e resurseve ka më shumë rëndësi për zhvillim, vlera e resurseve, shtrirja ndërkombëtare e resurseve; energjia, uji, pyjet si resurs, resurset natyrore në Kosovë, mbeturinat dhe riciklimi.

Te pjesa e ekonomisë së ambientit trajtohen ndërlidhja në mes ekonomisë dhe ambientit, identifikimi i objektivave ambient ale, ndotja e ambientit (në Botë dhe në Kosovë), kostoja sociale (eksternalitetet) dhe zhvillimi ekonomik, ekonomia e ndotjes, ekonomistët dhe ndotja

Përmes lidhjes në mes Ekonomisë dhe pjesëve të saj , Ekonomisë së resurseve ,Ekonomisë së ambientit dhe metodave për të vlerësuar këto resurse dhe ambientin ( me theks në toka, pyje dhe ujë si resurse) shtjellohet problematika në nivel ndërkombëtar por edhe në nivel vendor ( të Kosovës).

Pse duhet të ndërhyj shteti në ekonomi , e njëra nga këto arsye është ndotja që ndërlidhet me eksternalitetet  të cilat vijnë si rezultat i aktivitetit ekonomik ku shteti duhet të përcaktoj mekanizmin e mbrojtjes ( taksat, standardet, subvencionet) por edhe të stimulimit të eksternaliteteve  pozitive.

Arsye tjetër e ndërhyrjes janë të mirat publike si ajri i pastër, uji, pyjet etj. të cilat duhet të mbrohen nga ndotja por edhe në anën tjetër janë edhe resurset e pa mjaftuara, shterja e tyre (hargjimi) i resurseve të parenovueshme dhe zëvendësimin e tyre me ato të reja (artificiale). Nëse shteti nuk ndërhynë në mbrojtjen e ambientit dhe resurseve me anën e rregullat ivës ligjore, shkakton eksternalitete por edhe nëse nuk i zbaton të njëjtat, shkakton eksternalitete.

Studentët tanë (por edhe tjerët) do të njoftohen me teoritë ,praktikat dhe problemet e vendeve tjera nga lëmi i resurseve dhe ambientit ,duke thënë pa modesti se nuk do të jenë inferior me kolegët e tyre të huaj kur flitet për parimin Hoteling, teoremën Coase, relevancen ekonomike të Georgeskut, taksën Pigo, përparësitë dhe mangësitë e instrumenteve të kontrollit mjedisor taksat dhe standardet, dallimet e të kuptuarit për ndotjen nga ekonomistet dhe të tjerët, politikat e normave diskonte të shteteve për projekte të resurseve dhe ambientit (p.sh. ne SHBA) etj.

Pra të gjitha këto që u thanë por edhe shumë tjera që mbetet për tu thënë, del se ky libër do të iu ndihmon mjaft shumë studentëve për të përvetësuar një material i cili është shumë i gjerë për ketë problematike mjaft aktuale.