Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë.
Bota varëisht nga koha lokale po përjeton një nga fenomenet më të rralla astronomike, pra eklips i plotë hënor, i njohur edhe si Hëna e Kuqe (Blood Moon).
Ky fenomen ndodh kur Toka vendoset mes Diellit dhe Hënës, duke e bllokuar dritën e diellit që normalisht e ndriçon Hënën. Në këtë rast, Hëna merr një ngjyrë të kuqërremtë magjike.
Në rrjete sociale disa qytetaë kanë shkruar se ekanë parë eklipsin edhe në Kosovë. /Gazeta Express