Ekipi kosovar në Counter-Strike 2, Bad News Eagles ka ndarë rrugët me organizatën britanike, Guild Esports.
Kjo u bë e ditur nga vet organizata Guild përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.
“Nga sot, Bad News Eagles dhe Guild Esports bashkërisht u pajtuan që të ndajnë rrugët. Jemi mirënjohës për ekipin për punën e madhe me fanellën e Guild dhe i urojmë më të mirat në të ardhmen”, thuhet në njoftim.
From today @_badnewseagles and Guild Esports have mutually agreed to part ways.
We’re grateful to the team for their hard work in the Guild jersey and wish them all the best for the future.@gxxcs2 @rigoNcs @SENER1CSGO @sinnopsyy_ @juanflatrooo @DevilwalkCSGOD pic.twitter.com/kUiq9dqkil— GUILD (@guildesports) May 24, 2024
Ekipi kosovar pati një krizë të madhe dhe humbje të njëpasnjëshme kohëve të fundit, duke rezultuar edhe në prishjen e marrëveshjes me Guild. /Gazeta Express/