Ekipi kosovar i xhudos po bëhet gati për Lojërat Mesdhetare - Gazeta Express
string(59) "ekipi-kosovar-i-xhudos-po-behet-gati-per-lojerat-mesdhetare"

Sport

Gazeta Express

15/06/2022 14:38

Ekipi kosovar i xhudos po bëhet gati për Lojërat Mesdhetare

Sport

Gazeta Express

15/06/2022 14:38

Ekipi kosovar i xhudos është duke u përgatitur në Poreç të Kroacisë për Lojërat Mesdhetare.

Ekipi i xhudos, i cili në këto përgatitje po mbështetet financiarisht nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në “Oran 2022” do të marrë pjesë me garuesit: Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Loriana Kuka, Laura Fazliu, Flaka Loxha, Erza Muminoviq, Shpat Zekaj dhe Arbër Kullashi, të cilët do të udhëhiqen nga trajneri Driton Kuka dhe ndihmëstrajnerja Majlinda Kelmendi.

Lexo Edhe:

Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” do të mbahen nga 25 qershori deri më 6 korrik, shkruan “Gazeta Express”.

Ekipi mesdhetar kosovar përbëhet nga 39 sportistë, 16 trajnerë dhe 3 gjyqtarë.

Sportistët kosovarë do të mundohen ta japin maksimumin, në mënyrë që t’i sjellin medalje vendit të tyre. /Gazeta Express/