Ekipi olimpik i xhudos është nisur sot drejt Parisit të Francës, ku vendi ynë do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Xhudistet kosovare i kanë qëllimet e qarta: ato synojnë t’ia sjellin vendit tonë medaljet e radhës olimpike, shkruan “Gazeta Express”.
Të prirë nga trajneri Driton Kuka, ekipi u nis nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” për në Vjenë të Austrisë prej nga do të vazhdojnë me fluturimin tjetër për në kryeqytetin francez.
Kosova u tregua mjaft e suksesshme në dy Olimpiadat në të cilat mori pjesë duke i fituar tri medalje të arta, fillimisht me Majlinda Kelmendin e më pas me Nora Gjakovën e Distria Krasniqin.
Nga sporti i xhudos, Kosovën në Olimpiadën e Parisit do ta përfaqësojnë: Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova. /Gazeta Express/