Delegacioni i Kosovës i mundjes ka arritur këtë të martë në Stamboll.
Ekipi kosovar i mundjes ndodhej në qytetin Kahramanmarash, për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “12 February”, teksa më pas përjetoi tmerrin shkaku i tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë, shkruan Gazeta Express.
Qyteti në fjalë ishte një prej më të goditurve nga tërmeti, por fatmirësisht delegacioni kosovar, që ndodhej atje, shpëtoi nga më e keqja.
Pasi u larguan nga Kahramanmarashi, kosovarët shkuan në Kayseri të hënën, kurse sot udhëtuan drejt Stambollit.
Delegacioni i Kosovës në mundje tani pritet që shpejt të rikthehet në vendin tonë.
Njoftimi i plotë nga FMK (pa ndërhryje):
“Pas shume perpecish 30 ore rruge dhe tmerrit te perjetuar nga termeti ne qytetin Kahramanmarashit te Turqise, ekipa e Kosoves ka arritur ne Stamboll”.
/Gazeta Express/
NJOFTIM PËR MANIFESTIM INTERESI Lidhur me procedurën e garës për caktimin e shërbimit të makinave me qira pa shofer...