Ekipi i xhudos niset drejt Kosovës me pesë medalje nga Lojërat Mesdhetare - Gazeta Express
string(73) "ekipi-i-xhudos-niset-drejt-kosoves-me-pese-medalje-nga-lojerat-mesdhetare"

Ekipi i xhudos niset drejt Kosovës me pesë medalje nga Lojërat Mesdhetare

Sport

Gazeta Express

02/07/2022 13:12

Trajneri, Driton Kuka, ka njoftuar se ekipi i xhudos është nisur sot drejt Kosovës.

Xhudistët tanë ia siguruan Kosovës pesë medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Loriana Kuka, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu fituan medaljet e arta, kurse dy të bronzta u fituan nga Akil Gjakova dhe Flaka Loxha.

Kuka ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në “Facebook”, pak para nisjes së ekipit drejt atdheut.

Trajneri pejan gjithashtu paralajmëroi se nga tani do të fillojë puna për Lojërat Olimpike. /Gazeta Express/

Drejt atdheut … Pesë medalje për Kosoven! Ekipi do ec tutje drejt Lojërave Olimpike #Paris2024 #proudcoach

Posted by Driton Toni Kuka on Saturday, 2 July 2022