Netflix ka bërë të ditur se do ta bëjë një film për ekipin e vajzave të SHBA-së që triumfoi në Kupën e Botës 1999, turne që u organizua pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjiganti i filmave dhe serialeve e ka marrë të drejtën për ta shndërruar në film librin e Jere Longman: “Vajzat e verës: Ekipi i vajzave të SHBA-së në futbollit dhe si e ndryshuan botën”, transmeton Gazeta Express.
Liza Chasin (producente e Darket Hour, Baby Driver, Love Actually) do të jetë producente e këtij filmi, bashkë me Hayley Stool dhe Ross Greenburg.
Presidentja dhe drejtorja ekzekutive e turneut të Kupës së Botës 1999, Marla Messing, Jill Mazursky, dhe Krista Smith do të shërbejnë si producente ekzekutive.
Kupa e Botës së vajzave 1999 shihet si momenti që e transformoi futbollin e vajzave, pasi që ndeshjet e ekipit të SHBA-së kishin tërhequr një numër të madh të shikuesve në stadiume.
What's the 1999 World Cup winning US Women's Soccer Team up to now?
— NetflixFilm (@NetflixFilm) May 12, 2020
We checked in with @JulieFoudy, @MiaHamm, @MichelleAkers10, @joyfawcett14, @KristineLilly, @BriScurry, Carla Overbeck, and @brandichastain to find out! pic.twitter.com/FFYPkXjHo5
Kjo ishte hera e dytë që ekipi i vajzave i SHBA-së triumfoi në Kupën e Botës, pasi që e kishte bërë këtë për herë të parë në vitin 1991. Ndërsa, që nga atëherë, vajzat amerikane kanë triumfuar edhe në dy Kupa të Botës, në vitin 2015 dhe 2019. /Gazeta Express/