Ekipi i Furyt: S’e kemi të vështirë ta caktojmë meçin kundër Joshuas - Gazeta Express
string(66) "ekipi-i-furyt-se-kemi-te-veshtire-ta-caktojme-mecin-kunder-joshuas"

Ekipi i Furyt: S’e kemi të vështirë ta caktojmë meçin kundër Joshuas

Gazeta Express

03/06/2020 11:57

Promotori i Tyson Furyt, Frank Warren, insiston se ai dhe ekipi i tij s’do ta ketë aspak të vështirë ta caktojë një meç kundër Anthony Joshuas.

Anthony Joshua dhe Tyson Fury i mbajnë të gjithë pesë titujt e kampionëve të botës në kategorinë e peshave të rënda dhe kjo ka bërë të pritet një meç mes atyre të dyve për ta gjetur kampionin e unifikuar të botës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ata pritet të takohen në një meç në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2021. Tani favoriti po konsiderohet Fury, i cili e mposhti Deontay Wilderin në shtatë runde në shkurt për t’ia marrë rripin e WBC.

Promotori i Furyt, Frank Warren, thotë se marrëveshja për këtë meç do të duhet të jetë që dy boksierët t’i ndajnë përfitimet përgjysmë.

“Nuk është një meç i vështirë për t’u planifikuar. Çfarëdo oferte që të vijë në tavolinë do të jetë 50-50”, ka thënë Warren për Sky Sports.

“Kur ta kemi ofertën që presim ta marrim, atëherë ne do të jemi në pozitën e duhur për t’u ulur përreth tavolinës dhe për ta formësuar atë edhe më shumë. Kjo s’ka të bëjë me mua, apo me promotorin e Joshuas, por me realizimin e këtij meçi”.

“Nëse ne nuk arrijmë marrëveshje për këtë meç, atëherë duhet ta drejtojmë gishtin drejt atij që e pamundësoi meçin”. /Gazeta Express/