Ejupi thotë se FFK-ja është e uzurpuar: Duam ndryshime, ose s’luajmë sezonin e ri - Gazeta Express
string(78) "ejupi-thote-se-ffk-ja-eshte-e-uzurpuar-duam-ndryshime-ose-sluajme-sezonin-e-ri"

Gazeta Express

10/07/2020 20:50

Ejupi thotë se FFK-ja është e uzurpuar: Duam ndryshime, ose s’luajmë sezonin e ri

Gazeta Express

10/07/2020 20:50

Presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi, beson se Federata e Futbollit e Kosovës është e uzurpuar dhe për këtë arsye thotë se Prishtina s’do ta nisë sezonin e ri, 2020/21, nëse nuk vijnë ndryshime në futbollin kosovar.

Prishtina u nda e pakënaqur me xhiron e 29-të të Superligës së Kosovës. Në pyetje nuk ishte vetëm humbja me rezultat 2:1 kundër Gjilanit në mesjavë, por edhe dyshimet se gjyqtari e dëmtoi qëllimshëm Prishtinën, duke tentuar ta eliminojë nga gara për titull, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Akuzat e tilla, për kurdisje e shitje të ndeshjeve dhe drejt Federatës për dëmtim të qëllimshëm të klubeve kritike ndaj FFK-së, e kanë karakterizuar këtë kampionat, që tani po vjen

Dyshime të ngjashme e kanë shtyrë edhe Tahir Batatinën e Llapit të thotë se janë shtatë apo tetë klube që s’do të garojnë sezonin e ardhshëm nëse Agim Ademi mbetet president. Ejupi e ka konfirmuar se Prishtina s’do të luajë sezonin e ardhshëm nëse s’bëhen ndryshime.

“Edhe klubet e ligave të tjera besoj që janë lodhur tashmë me këto dukuri, kështu që besoj që shumë shpejt do të ketë ndryshime të mëdha”, ka thënë Ejupi në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Klubet që reaguan besoj që dolën në përkrahje të së drejtës dhe jo të Prishtinës. Edhe ata janë lodhur dhe i kanë parë të gjithë këto manipulime që bëhen atje. Ka shumë aty brenda edhe në Fedaratë edhe njerëz të futbollit që turpërohen me sjelljet të cilat po bëhen kohët e fundit”.

“Nuk dua t’i përmend me emra sepse ka njerëz që varen prej asaj page dhe ata që kanë kundërshtuar janë përjashtuar. Kanë edhe gazetarët vështirësi, kështu që mund të them që e kemi një Federatë tonë të futbollit që është e uzurpuar, por besoj që shumë shpejt do të ketë ndryshime”.

“Ne nuk jemi të interesuar ta vazhdojmë ligën nëse nuk ka ndryshime, kështu që tani ka kohë Federata të organizohet dhe të bëjë ndryshime në çdo pore të futbollit të Kosovës, përndryshe s’kemi pse të investojmë”. Ejupi më tutje ka thënë që nuk janë vetëm shtatë apo tetë klube, por janë 99% e klubeve të Kosovës, edhe nga ligat e niveleve më të ulëta të futbollit. /Gazeta Express/