Eintracht Frankfurt po kërkon hakmarrje kundrejt Real Madridit - Gazeta Express
string(62) "eintracht-frankfurt-po-kerkon-hakmarrje-kundrejt-real-madridit"

Eintracht Frankfurt po kërkon hakmarrje kundrejt Real Madridit

Futboll

Gazeta Express

05/08/2022 17:59

Dy skuadrat pritet që të përballën në finalen e Super Kupës së UEFA-së të mërkurën e ardhshme

Për shumëkënd, kjo ishte ndeshja më e madhe e të gjitha kohërave. Më 18 maj 1960, Real Madridi e mposhti Eintracht Frankfurtin 7-3 në finalen e Kupës së Europës që u zhvillua në Hampden Park.

Lexo Edhe:

Për skuadrën gjermane, kjo finale do të mbetet gjithmonë në kujtesën e tyre për shkak se ata humbën një trofe, por me ndjenjën që ata do të arrinin ta fitonin atë nëse nuk do ta kishin përballë një Real Madrid të fuqishëm të Alfredo Di Stefanos.

Rrugët e tyre nuk u kryqëzuan më që nga kjo ndeshje zyrtare. Në gusht të vitit 2008, ata u takuan në një miqësore në Gjermani që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1. Kështu që, për skuadrën nga Bundesliga finalja e Super Kupës që do të zhvillohet më 10 gusht është një mënyrë për t’u hakmarrë për humbjen që ndodhi gjashtë dekada më parë.

Një ndeshje që la gjurmë

Trajneri i Eintracht, Oliver Grasner ishte pyetur në një intervistë për uefa.com nëse humbja e tyre 7-3 më 1960 do t’i japë ekstra motivim klubit dhe lojtarëve të tij.

“Ka shumë histori për këtë në Eintracht Frankfurt”, tha Grasner për faqen zyrtare të UEFAsë.

“Kjo do të shërbejë si një nxitje për lojtarët dhe tifozët të cilët do të kthehen në stadium për një finale të radhë (pas finales së Kupës së Europës më 1960)”.

“Mendoj, për ta në përgjithësi, së kjo ndeshje është më shumë së revansh. Por, për ne, është një mundësi që ta fitojmë trofeun e dytë në Europë që është e mjaftueshme për të na nxitur tutje për sezonin”.

Grasner beson së skuadra e tij do të këtë mundësi që të dalë fituese edhe pse ai e ka pranuar që Eintracht përballë do ta këtë njërin prej klubeve më të mira në botë – një skuadër që janë ekspertë për finale.

“Ne mezi presim që të përballemi me ta (Real Madridin)”, shtoi ai.

“Nuk e shoh këtë ndeshje si kokë me kokë me Carlo Ancelottin, por me Real Madridin, një nga klubet më të mëdha dhe më të shquara në histori të futbollit, të cilët e kanë fituar pesë herë Ligën e Kampionëve në këto vitet e fundit”.

“Ne dëshirojmë që të përgatitemi dhe të shfrytëzojmë çdo shans që ta fitojmë ndeshjen.

Eintrach përballet me Bayern Munichun të premten

Pos kësaj, Bundesliga do të fillojë të premten me Eintrachtin që do të presë në stadium të tyre, kampionin në fuqi, Bayernin e Munchenit.

Futbollistët e Grasner nuk do të luajnë ndeshje të tjera deri në finalen që do të zhvillohet në Helsinki. /GazetaExpress/