Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se është interesante të shihet se si disa këshilltarë të Albin Kurtit janë merakli të tregtisë me rrymë elektrike, shkruan Express.
Miftaraj në një status në profilin e tij përmend edhe faktin se si pas ardhjes në pushtet i kanë hyrë biznesit me energji elektrike.
Ai thotë se atyre iu është rritur edhe numri i banesave që kanë në pronësi, krahas me rritjen e kursimeve dhe financave personale.
Miftaraj thotë se Qeveria Kurti nga kërkesa për shtet të së drejtës, ka kaluar në shtet të këshilltarëve dhe klientelizmit.
Postimi i plotë:
Interesant se si disa keshilltare te Albin Kurtit jane marakli te tregtise me rryme elektrike.
Interesant se biznesit te tregtise me rryme elektrike i kane hyre vetem pasi qe partia e tyre ka ardh ne pushtet.
Interesant se si per kater ose pese vite pushtet, numri i banesave se tyre eshte rritur krahas edhe rritjes se kursimeve dhe financave personale.
Nga kerkesa per shtet te se drejtes, ne shtet te keshilltareve dhe klientelizmit.
Era shtet i kapur!