Egzon Pacolli: Çeku është Hajn, jo Hajr, vëllaun e vet e shpërbleu 257 mijë euro, motrën e Abrashit me 255 mijë, burrin e Fitores me 52 mijë  - Gazeta Express
string(135) "egzon-pacolli-ceku-eshte-hajn-jo-hajr-vellaun-e-vet-e-shperbleu-257-mije-euro-motren-e-abrashit-me-255-mije-burrin-e-fitores-me-52-mije"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 12:41

Egzon Pacolli: Çeku është Hajn, jo Hajr, vëllaun e vet e shpërbleu 257 mijë euro, motrën e Abrashit me 255 mijë, burrin e Fitores me 52 mijë 

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 12:41

Egzon Pacolli, sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka hedhur akuza të rënda ndaj ministrit në detyrë të Kulturës, Hajrulla Çeku, duke e cilësuar atë si “hajn” për shkak të shpërblimeve të dyshimta financiare ndaj familjarëve të tij dhe të deputetëve të VV-së.

Pacolli thotë se Çeku ka ndarë mbi 257 mijë euro për vëllain e tij, ndërkohë që sipas tij, bashkëshorti i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka përfituar rreth 52 mijë euro nga ministri në detyrë.

Gjithashtu, ai ka akuzuar Çekun se ka ndarë 255 mijë euro për motrën e deputetit të VV-së, Artan Abrashi.

“Ky nuk është Hajr, ky është Hajn!”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli.

Postimi i plotë:

Hajrulla Ceku, e ka shpërbly me

257 mijë euro vëllaun e vet,

255 mijë euro motrën e deputetit Artan Abrashit,

52 mijë euro burrit të Fitore Pacollit.

Ky nuk është Hajr, ky është Hajn!