Egzon Azemi i VV-së e arsyeton Gëzim Sveçlën, thotë se heqja e mikrofonit nuk është "tragjike" - Gazeta Express
string(91) "egzon-azemi-i-vv-se-e-arsyeton-gezim-sveclen-thote-se-heqja-e-mikrofonit-nuk-eshte-tragjike"

Egzon Azemi i VV-së e arsyeton Gëzim Sveçlën, thotë se heqja e mikrofonit nuk është “tragjike”

Lajme

Gazeta Express

10/12/2024 7:56

Sekretari i Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, Egzon Azemi, e ka justifikuar largimin e mikrofonit nga shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, duke e cilësuar si veprim “jo-tragjik”.

“Nëse hiqet një mikrofon nuk është që ndodh diçka tragjike. Nuk pat asnjë lëndim, madje as pajisja nuk u lëndu.” – tha ai.

Lexo Edhe:

Ai theksoi më tej se shkulja e mikrofonit nuk kishte të bënte me buxhetin, por me diskutimet rreth planit zhvillimor komunal.

“Ka qenë një seancë e grumbulluar me pika jashtëzakonisht pika të rëndësishme, duke filluar prej buxhetit për të cilin nuk ka ndodhur ky veprim, por ka ndodhur për shkak të planit zhvillimor komunal” – tha ai në “Debat Plus”.

Sveçla gjendet i ndaluar për 48 orë për veprimin e sotëm, ku shkuli mikrofonin e Kuvendit të Kryeqytetit.