string(83) "egnatia-e-nis-menjehere-punen-per-evrope-kampionet-e-shqiperise-peshkojne-ne-kosove"

Futboll

Gazeta Express

13/05/2025 15:05

Egnatia e nis menjëherë punën për Evropë, kampionët e Shqipërisë “peshkojnë” në Kosovë

Futboll

Gazeta Express

13/05/2025 15:05

Egnatia fitoi për herë të dytë radhazi titullin kampion të Superiores.

Duket se rrogozhinasit kanë nisur menjëherë nga puna për kupat e Europës teksa kanë arritur marrëveshjen me një lojtar. Dueli Sportiv bën me dije se kampionët e Shqipërisë do të firmosin me sulmuesin e Dritës, Kastriot Selmani.

Transferimi i tij ka qenë një kërkesë e drejtpërdrejtë e trajnerit Edlir Tetova, i cili e sheh Selmanin si një element kyç për ndërtimin e skuadrës për aventurën europiane dhe sezonin e ri, shkruan BalkanWeb.

Selmani do të jetë te Drita edhe për dy ndeshjet e fundit të kampionatit në Kosovë, përpara se t’i bashkohet zyrtarisht Egnatias.