Ish-finalistja e Big Brother VIP Albania, Egli Tako, po shijon një valë suksesi në muzikë, ndërsa vëmendjen nuk po e merr vetëm me zërin e saj të fuqishëm, por edhe me paraqitjet gjithnjë e më të guximshme.
Së fundmi, Egli ka publikuar një fotografi që ka ngjallur kurreshtje dhe dyshime në mesin e ndjekësve, për shkak të një detaji domethënës – përshkrimi i saj ishte “natën e mirë”, shprehja e njohur që shpesh përdorej nga Gjesi.
Ky detaj i vogël, por i thellë për fansat e çiftit të dikurshëm, ka ndezur spekulimet për një ribashkim të mundshëm mes tyre.
Për të shtuar edhe më shumë zjarr thashethemeve, pak ditë më parë, gjatë një koncerti, Gjesi u pa duke ‘përqafuar’ simbolikisht Eglin – përmes një bluze me portretin e saj që iu dhurua nga fansat, të cilën e puthi para gjithë publikut.
A është kjo thjesht një lojë për ndjekësit apo sinjal për një kapitull të ri mes dyshes? Mbetet të shihet.