Egla Ceno rrëfehet për imazhin në BBVA: “S’kam qenë e urryer, thjesht prisha disa imazhe hipokrizie” - Gazeta Express
string(95) "egla-ceno-rrefehet-per-imazhin-ne-bbva-skam-qene-e-urryer-thjesht-prisha-disa-imazhe-hipokrizie"

Yjet

Gazeta Express

09/10/2025 19:06

Egla Ceno rrëfehet për imazhin në BBVA: “S’kam qenë e urryer, thjesht prisha disa imazhe hipokrizie”

Yjet

Gazeta Express

09/10/2025 19:06

Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, aktorja Egla Ceno, ka reaguar së fundmi për perceptimin që publiku kishte ndaj saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Përmes një përgjigjeje në Instagram, ajo u ndal tek komentet që e cilësonin si një prej personazheve më të ashpra e më të debatueshme të spektaklit.

Një ndjekës i shkruajti se “jashtë shtëpisë duket një vajzë goxha e ëmbël, por pse brenda zgjodhi të portretizonte një personazh të urryer?”.

“Një grua pa mbështetje duhet të jetë shkëmb”

Egla nuk hezitoi të sqarojë qëndrimin e saj:

“Ndoshta isha e ashpër, por kur je grua dhe s’ke askënd pas shpine, duhet të jesh shkëmb. Te ne një burrë që dominon është i fortë. Një grua që bën të njëjtën gjë është e urryer.”

Aktorja theksoi se gjatë gjithë rrugëtimit të saj në BBVA, vendosi të ishte e sinqertë dhe pa maska, pavarësisht kritikave.

“Zgjodha të jem pa kërkuar leje, me zë, me karakter, pa frikë dhe me pizhame.”

“Nuk isha e urryer, thjesht prisha disa fasada”

Ndër të tjera, ajo shtoi se imazhi i saj nuk ishte ai i një personazhi të urryer, por më shumë i dikujt që sfidoi fasadat e spektaklit.

“S’kam qenë e urryer, thjesht prisha ca imazhe të përsosura hipokrizie. Pa ojná.”

Fituesja e parë grua në BBVA

Me triumfin e saj, Egla Ceno hyri në histori si gruaja e parë që ka fituar “Big Brother VIP Albania”. Para saj, fitues ishin: Ilir Shaqiri (ed. 1) dhe Luiz Ejlli (ed. 2).

Ndërsa në edicionin e katërt, trofeu shkoi për Gjesti.

Egla mbetet një ndër figurat më të diskutueshme të reality show-t, e cila edhe pas daljes vijon të tërheqë vëmendjen me deklaratat dhe qëndrimet e saj pa komplekse. /GazetaExpress/