Egjipt, zbulohet një statujë e ngjashme me sfinksin - Gazeta Express
string(50) "egjipt-zbulohet-nje-statuje-e-ngjashme-me-sfinksin"

Egjipt, zbulohet një statujë e ngjashme me sfinksin

Gazeta Express

14/12/2019 20:12

Arkeologët kanë zbuluar një statujë të ngjashme me sfinksin në provincën jugore të Egjiptit, Minia, njoftoi sot Ministria egjiptiane e Antikiteteve.

”Statuja e vogël gëlqerore u gjet në nekropolin Tuna al-Jabal dhe mbart tipare të bukura dhe të qarta të fytyrës”, theksoi një zyrtar i antikitetit.

Lexo Edhe:

Sfinksi është një krijesë mitologjikë me trup luani dhe kokë njeriu.

Në deklaratë thuhet se gërmimet po vazhdojnë për të zbuluar arsyen e pranisë së statujës në zonë.

Gjatë muajve të fundit Egjipti ka rritur kërkimin e objekteve të lashta në përpjekje për të ringjallur industrinë turistike, e goditur rëndë gjatë viteve të fundit, që është një burim kryesor i të ardhurave kombëtare.