Dita e tretë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza do të fillojë në orën 11:00 me orën lokale, ka njoftuar televizioni egjiptian Al Qahera, i lidhur me shtetin, shkruan CNN.
Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, shefi i inteligjencës egjiptiane Hassan Rashad dhe homologu i tij turk, Ibrahim Kalin, do t’i ndërmjetësojnë në bisedime.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, pritet gjithashtu të jenë në Egjipt për bisedimet.