string(76) "shoferet-serbe-bllokojne-magjistralen-me-kamione-ndalet-teresisht-qarkullimi"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2023 22:00

Shoferët serbë bllokojnë magjistralen me kamionë, ndalet tërësisht qarkullimi

Lajme

Gazeta Express

19/06/2023 22:00

(Foto ilustrim)

Drejtuesit e kamionëve serbë, të cilët nuk po lejohen të hyjnë në Kosovë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e mallrave serbe, janë revoltuar.

Gazeta Express merr vesh nga burimet se ata kanë bllokuar rrugën magjistrale në pjesën e Serbisë, kanë bllokuar rrugën magjistrale, pas pikës kufitare të Jarinjes, si dhe pas pikës kufitare të Merdares në vendin e quajtur Rudare.

Ata nuk po e lejojnë qarkullimin e automjeteve që shkojnë nga Kosova drejt Serbisë.

Ky reagim i serbëve vjen për shkak të situatës të tensionuar në Veri të Kosovës, që çoi në kidnapimin e tre policëve nga Kosova nga forcat serbe, e më pas në vendimin e Kosovës për ndalimin e mallrave serbe në Kosovë. /Gazeta Express