Edhe pse ka humbur ndjekës në Instagram dhe rrjetet sociale, banorja e Big Brother VIP Albania 2, Efi Dhedhës duket se ka fituar vetbesim
Pas debatit të përsëritur me Luizin, me të cilin debaton qetas, por me të tjerët ngrit zërin, Efi gjatë tërë ditës së sotme është sqaruar me banorët e tjerë për një situatë që kishte me Luizin dhe Kiarën.
Kështu ka ndodhur gjatë ditës së sotme kur ajo bisedonte me Nitën dhe Dean, ku thoshte se nuk “do të bëhet me dikë tjetër për ta sulmuar dikë tjetër”.
Edhe pse këtë ajo e ka bërë gjithmonë duke qëndruar pas Luizit, tani duket se Efi po mendon që të vazhdojë lojën e vetme dhe thotë se do të përballojë edhe nëse 10 banorë të këtë përballë saj.
Por, ka qenë banorja kosovare, këngëtarja Nita Latifi e cila ia ka bërë të qartë Efit që deri me tani ajo nuk ka bërë asnjë hap në këtë lojë pa pasur në krah Luizin.
Efi ka vazhduar me arsyetimet duke thënë se gjatë rrugëtimit ka mbështetur edhe banorë të tjerë, por që ata nuk janë fokusuar dhe për këtë nuk arrijnë ta bëjnë dot dallimin. /GazetaExpress/