Efektivi vrau kolegun në komisariat, zbardhet dëshmia e efektivit që ishte në vendngjarje - Gazeta Express
string(88) "efektivi-vrau-kolegun-ne-komisariat-zbardhet-deshmia-e-efektivit-qe-ishte-ne-vendngjarje"

Shqiperi

Gazeta Express

26/05/2022 21:27

Efektivi vrau kolegun në komisariat, zbardhet dëshmia e efektivit që ishte në vendngjarje

Shqiperi

Gazeta Express

26/05/2022 21:27

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u shënua tre ditë më parë në komisariatin nr.3, ku efektivi 25-vjeçar Ludian Zaimi vrau kolegun e tij.

Është zbardhur dhe dëshmia që ka dhënë një efektiv i policisë për AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore).

Lexo Edhe:

“Kur ndodhi ngjarja unë kam qenë në pjesën e oborrit të komisariatit. Në ato momente Caush Saliasi ishte te shkallët dhe ishte duke dredhur një cigare. I fola Caushit dhe u përshëndetëm me njëri-tjetrin. Në këtë çast Ludjan Zaimi doli nga klasa dhe erdhi pas meje dhe unë e pyes si je dhe pse je i mërzitur? Më tha: Nuk kam asgjë, por hapu dhe shtyhu pak pas. Unë i them pse, por ai ngul këmbë dhe më thotë sërish, shtyhu pas shtyhu. Në atë moment ai nxjerr armën e shërbimit dhe i them çfarë po bën kështu, por ai nuk u kthye dhe u drejtua me armën në dorë drejt Caush Saliasit dhe i thotë këtij të fundit “Tani do të sqarohemi bashkë”. Menjëherë Caush Saliasi u ngrit në këmbë dhe u fut te klasa qe t’i shmangej, por Ludian Zaimi e qëlloi me armën e shërbimit, edhe pse Caushi ra në tokë, Ludiani e qëlloi sërish dhe herë të tjera”, përfundon dëshminë polici me iniciale K.Q. raporton “neës24”.

Kujtojmë që Zaimi vrau në ambientet e komisariatit kolegun e tij Caush Saliasi. Autori tha se viktima e bullizonte dhe se ky ka qenë edhe shkaku që e ka çuar që të kryente krimin e rëndë.