Efekti Ronaldo, Pogba vendos të qëndrojë te Man Utd - Gazeta Express
string(50) "efekti-ronaldo-pogba-vendos-te-qendroje-te-man-utd"

Futboll

Gazeta Express

13/09/2021 19:53

Efekti Ronaldo, Pogba vendos të qëndrojë te Man Utd

Futboll

Gazeta Express

13/09/2021 19:53

Prej ardhjes së Cristiano Ronaldos në Manchester United, gjithçka ka ndryshuar në klub.

Tifozët janë më të elektrizuar dhe lojtarët gjithashtu, përfshirë Paul Pogban, i cili raportohet se ka ndryshuar mendje dhe dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford”.

Lexo Edhe:

Pogba ka “shpërthyer” këtë edcion, duke kontribuar me shtatë asistime, teksa thashethëmet për largim nga klubi tani më janë zhdukur plotësisht.

Sipas The Athletic, Pogba është ndikuar nga ardhja e Ronaldos dhe tani dëshiron të qëndrojë dhe të rinovojë kontratën, e cila skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Që nga janari, Pogba do të jetë i lire të negociojë me klube tjera, ndërsa raportohet se bisedimet për zgjatjen e kontratës me “Djajtë e Kuq” do të nisin së shpejti.

Ardhja e Ronaldos i ka dhënë Manchester Unitedit arsye për të besuar në sukses, shto këtu transferet si Jadon Sancho dhe Raphael Varane.