Zonja, ndoshta është koha të nxirrni piastrën!
Një studim i ri ka zbuluar se gratë me flokë të drejtë, të lëmuar dhe me shkëlqim perceptohen si më të reja, më të shëndetshme dhe më tërheqëse.
Sipas kërkuesve, mënyra si e stiloni flokun ndikon fuqishëm në mënyrën se si të tjerët ju shohin — madje edhe ndryshime të vogla në trashësi, dendësi apo stil mund të krijojnë përshtypje të ndryshme.
Kjo mund të shpjegojë pse yje si Kim Kardashian, Jennifer Aniston apo Claudia Winkleman kanë mbetur besnike ndaj një modeli flokësh të drejtë e të rregullt për vite me radhë.

Studimi që ndryshon perceptimin për “flokun perfekt”
Studiuesit nga Universiteti i Vjenës kryen dy eksperimente me fotografi të një gruaje që mbante paruke natyrale me ngjyra, gjatësi dhe stile të ndryshme — nga kaçurrela në të drejtë, nga bionde në kafe të errët.
Në pothuajse të gjitha rastet, flokët e drejtë dhe me shkëlqim të lartë u vlerësuan si më tërheqës dhe rinorë nga pjesëmarrësit.
Edhe perceptimi i shëndetit lidhej drejtpërdrejt me shkëlqimin e flokut.
Në eksperimentin e parë, një grup prej 1,500 grave nga SHBA, Gjermania dhe Spanja vlerësuan 20 imazhe të ndryshme të parukeve.
Në çdo palë, njëra kishte shkëlqim të lartë (pas larjes me shampo pastruese dhe drejtimit me nxehtësi), ndërsa tjetra ishte qëllimisht më e zbehtë e matë (me shampo të thatë).
Rezultatet ishin të qarta: flokët e ndritshëm, të drejtë dhe me volum të ulët u konsideruan më tërheqës, pavarësisht ngjyrës.
“Kujdesi dhe mirëmbajtja që ruan drejtësinë dhe shkëlqimin e flokut përmirëson perceptimin e pamjes fizike,” – shkruajnë autorët në International Journal of Cosmetic Science.

Si u arrit “flokun perfekt”
Për të krijuar efektin “high-shine”, studiuesit përdorën shampo pastruese, tharje me furçë dhe drejtim me piaster, duke prodhuar flokë të lëmuar, të rregullt dhe me pak volum.
Ky kombinim u vlerësua më i larti në të gjitha kategoritë – rinore, tërheqëse dhe të shëndetshme.
Megjithatë, autorët paralajmërojnë se studimi përfshiu vetëm flokë të tipit evropian, dhe nevojiten kërkime të tjera për të kuptuar nëse shkëlqimi dhe drejtësia kanë të njëjtin ndikim edhe tek flokët e grupeve të tjera etnike.
Ngjyra dhe forma: çfarë ndikon më shumë?
Studime të mëparshme mbi ngjyrën e flokëve kanë treguar një fenomen të quajtur “avantazhi i ngjyrave të rralla” — gratë me ngjyra më pak të zakonshme (si të kuqe apo shumë të errëta) shpesh perceptohen si më tërheqëse.
Por, nga ana tjetër, disa kërkime kanë treguar se gratë bionde vlerësohen si më pak tërheqëse fizikisht, por më të hapura dhe më flirtuese, krahasuar me ato me flokë kafe.
Në çdo rast, stili, shkëlqimi dhe kujdesi personal duket se peshojnë më shumë sesa vetë ngjyra.

Nga Gibson Girl tek Kim Kardashian: si ka ndryshuar ideali i femrës “perfekte”
Ekspertët theksojnë se perceptimi i bukurisë është pasqyrë e kulturës dhe mediave në çdo epokë:
1910 – “Gibson Girl”: figura e gjatë, elegante, me bel të hollë dhe shpinë të harkuar.
1920 – Flapper Girl: flokë të shkurtër dhe qëndrim rebel; shenjë e emancipimit.
1950 – Epoka e formës “rërëorë”: kthim te feminiteti klasik, me forma të plota.
1960 – Twiggy: modeli britanik që solli pamjen androgjene dhe trupin e hollë.
1990 – “Heroin Chic”: Kate Moss dhe moda e trupit të dobët, grunge.
Sot – trupat atletikë, të tonifikuar dhe kujdesi i rafinuar estetik janë standardi i ri.
Ky studim tregon se flokët e drejtë, të kujdesur dhe me shkëlqim janë një sinjal universal i shëndetit dhe vitalitetit.
Por më shumë sesa imitimi i Kim Kardashian, kujdesi, pastërtia dhe mirëmbajtja e flokut janë çelësi për t’u dukur – dhe për t’u ndjerë – më mirë. /GazetaExpress/