Edukatorja me koronavirus, mbyllet kopshti numër 9 në Elbasan - Gazeta Express
string(60) "edukatorja-me-koronavirus-mbyllet-kopshti-numer-9-ne-elbasan"

Edukatorja me koronavirus, mbyllet kopshti numër 9 në Elbasan

Gazeta Express

29/09/2020 20:25

Në Elbasan është mbyllur kopshti numër 9 pasi një edukatore rezultoi pozitive për Covid-19.

Pas konfirmimit të edukatores, prindërit janë njoftuar që të mos i dërgojnë fëmijët në kopsht deri në kryerjen e tamponëve për të gjithë stafin e edukatoreve.

Lexo Edhe:

Në 24 orët e fundit në Elbasan u regjistruan vetëm dy raste me Covid-19. Ndërsa, në total numri i rasteve aktive në qark është 309.