Edukatorja mbyt 1-vjeçaren me jastëk - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

05/06/2020 22:58

Edukatorja mbyt 1-vjeçaren me jastëk

Lajme

Gazeta Express

05/06/2020 22:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ukrainë, ku një edukatore ka mbytur me jastëk një vajzë 1-vjeçare.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Zaporizhia në juglindje të Ukrainës, ndërkaq policia ka arrestuar për vrasje edukatoren Irina Sukhanova, 51-vjeç.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur edukatorja i vendosë jastëkun në fytyrë, para se të tentonte ta vinte në gjumë.

Ndër të tjera mësohet se kjo vogëlushe është mbytur nga të vjellat e saj, sepse fytyrën e kishte të mbuluar me jastëk.

E në vend se t’i telefononte menjëherë autoambulancës, Sukhanova akuzohet se ka tentuar të fshinte pamjet e kamerave të sigurisë.

Gjatë seancës gjyqësor, Sukhanova ka mohuar akuzat e prindërve se kishte mbytur vajzën e tyre të vogël duke bërtitur në sallë “nuk e kam mbytur fëmijën tuaj”.