"Edoni në elementin e tij", Juventusi e shfaq përmes një videoje magjinë e Zhegrovës me top - Gazeta Express
string(88) "edoni-ne-elementin-e-tij-juventusi-e-shfaq-permes-nje-videoje-magjine-e-zhegroves-me-top"

Futboll

Gazeta Express

29/09/2025 17:01

“Edoni në elementin e tij”, Juventusi e shfaq përmes një videoje magjinë e Zhegrovës me top

Futboll

Gazeta Express

29/09/2025 17:01

Klubi i madh italian, Juventusi duket se nuk po ‘ngopet’ dot me yllin kosovar, Edon Zhegrovën.

“Zonja e Vjetër” e ka postuar një video të 26-vjeçarit dardan, i cili ishte duke u nxehur para fillimit të ndeshjes me Atalantën, që u luajt në fundjavë.

“Edoni në elementin e tij”, ka shkruar faqja zyrtare e Juventusin në “Instagram”.

View this post on Instagram

A post shared by Juventus (@juventus)

Zhegrova luajti për 27 minuta në ndeshjen ndaj Atalantës, që Juventusi e barazoi 1-1 në shtëpi.

“Bianconerët” ishin duke humbur 1-0, mirëpo Juan Cabal shënoi për 1-1.

Zhegrova arriti të krijojë disa raste të mira shënimi, por që në fund u mbyllën pa sukses.

Kjo ishte ndeshja e tretë e yllit të Kosovës me fanellën bardhezi.

Deri më tash, Edoni nuk ka arritur të shënojë ose asistojë, mirëpo është lavdëruar për paraqitjet e tij në fushën e lojës./GazetaExpress/