Një nga personazhet më të përfolura në BBVIP Kosova ishte Edona James.
Përpos se njihet për personalitetin dhe humorin e saj të veçantë, Edona vendosi të shprehet edhe rreth jetës së saj private.
E ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet” ajo u pyet për mallin e të pasurit një partner.
“Kam qenë e martuar për nëntë vjet, por u divorcova para tri vjete nga ai. Po e shijoj jetën ‘single’ dhe nuk më mungon aspak” tha ajo.
Edona po ashtu përfshiu se kishte pasur një lidhje me një futbollist të njohur dhe u shpreh se nuk do dëshironte të lidhej më me një person të njohur.
“Unë nuk kam dëshirë të jem më në lidhje me një person të njohur. Një herë kam qenë në lidhje me një person të njohur, një futbollist, siç e dini të gjithë. Për mu nuk ka rëndësi se a është i famshëm me rëndësi se çfarë zemre ka” u shpreh mes tjerash ajo.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...