Edon Zhegrova pritet në Juventus edhe me flamur të UÇK-së - Gazeta Express
string(57) "edon-zhegrova-pritet-ne-juventus-edhe-me-flamur-te-uck-se"

Futboll

Gazeta Express

01/09/2025 11:03

Edon Zhegrova pritet në Juventus edhe me flamur të UÇK-së

Futboll

Gazeta Express

01/09/2025 11:03

Edon Zhegrova zbarkoi në Torino në mëngjesin e sotëm dhe u prit nga dhjetëra tifozë të Juventusit.

Ylli kosovar madje u prit edhe me një flamur të UÇK-së, i cili u pa derisa futbollisti i deritashëm i Lillet po jepte autografe për tifozët, të cilët po e thërrisnin emrin e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi kosovar nënshkroi me shumë kënaqësi në flamurin e UÇK-së, të cilin e mbanin në duar disa tifozë shqiptarë.

Pasi u përshëndet me tifozët, të cilët i uruan mirëseardhje, 26-vjeçari e mori rrugën drejt qendrës ku do t’i kryejë testet mjekësore para se ta nënshkruajë kontratën me Bardhezinjtë. /Gazeta Express