Edon Zhegrova i gatshëm për ndeshjen ndaj Fiorentinës, mbërrin në Torino pas ndeshjes së Kosovës - Gazeta Express
string(95) "edon-zhegrova-i-gatshem-per-ndeshjen-ndaj-fiorentines-mberrin-ne-torino-pas-ndeshjes-se-kosoves"

Sport

Gazeta Express

19/11/2025 20:25

Edon Zhegrova i gatshëm për ndeshjen ndaj Fiorentinës, mbërrin në Torino pas ndeshjes së Kosovës

Sport

Gazeta Express

19/11/2025 20:25

Edon Zhegrova luajti rreth 30 minuta në ndeshjen e fundit të grupeve për kualifikimet e Kupës së Botës 2026 kundër Zvicrës, e cila përfundoi me rezultat 1-1.

Pas përfundimit të ndeshjes, klubi italian Juventus dërgoi një avion privat në Aeroportin “Adem Jashari” për ta pasur sulmuesin kosovar të gatshëm për ndeshjen e ardhshme kundër Fiorentinës, e cila do të zhvillohet këtë fundjavë, shkruan Gazeta Express.

Në stërvitjen e sotme në qendrën stërvitore “Continassa”, Zhegrova ishte prezent, duke lënë të kuptohet se bardhezinjtë llogarisin te shërbimet e tij për takimin e radhës. /GazetaExpress/