Në një ndeshje që do të mbahet mend gjatë, Galatasaray siguroi kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pavarësisht humbjes 3-2 ndaj Juventus në ndeshjen e kthimit në Torino. Rezultati i përgjithshëm ishte 7-5 për turqit, falë avantazhit të krijuar në sfidën e parë (5-2).
Juventus u fut në fushë me detyrë të pamundur për të përmbysur rezultatin, por edhe pse luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 48, pas kartonit të kuq të Lloyd Kelly, arriti të shënojë tre gola. Golat për bardhezinjtë u realizuan nga: Locatelli (penallti), Federico Gatti dhe Weston McKennie.
Në vazhdime, Victor Osimhen shënoi në minutën e 106 dhe Yilmaz në minutën e 119-të duke vulosur ëndrrat e Juventusit dhe kualifikimin e Galatasaray.
Një nga protagonisët e ndeshjes ishte Edon Zhegrova, i cili u inkuadrua në minutën e 67 dhe pati impakt të madh në lojën e Juventusit, duke kontribuar drejtpërdrejt në dy nga golat e skuadrës si pjesë e aksioneve nga të cilat u shënuan.
Një përmbysje dramatike që, megjithatë, nuk mjaftoi për t’i dhënë Juventusit kalimin, ndërsa Galatasaray feston një sukses historik. /GazetaExpress