Edita Tahiri: Një kryetar Kuvendi që shkel Kushtetutën s'mund të jetë më në këtë detyrë - Gazeta Express
string(85) "edita-tahiri-nje-kryetar-kuvendi-qe-shkel-kushtetuten-smund-te-jete-me-ne-kete-detyre"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 17:08

Edita Tahiri: Një kryetar Kuvendi që shkel Kushtetutën s’mund të jetë më në këtë detyrë

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 17:08

Ish-shefja e ekipit negociator të Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushetuese që ka vendosur masën e përkohshme deri më 30 shtator duke ndaluar kështu çfarëdo veprimi dhe vendimi në Kuvend dhe drejt krijimit të Qeverisë së re.

Sipas Tahirit, një kryeparlamentar që shkel Kushtetutën e Kosovës s’mund të jetë më në krye të Kuvendit të Kosovës.

“Nje kryeparlamentar qe shkel kushtetuten nuk mund te jete ma ne kete detyre..”, ka shkruar Tahiri.

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha ka mbyllur seancën e fundit duke konsideruar se seanca është konstituuar, ndonëse nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb. Kjo ishte konsideruar shkelje nga partitë e ish-opozitës të cilat s’kishin pranuar t’i shkonin as në mbledhjen e thirrur të Kryesisë./Express/