Edita Abazi sqaron thashethemet: Ja pse nuk e sheh veten pjesë të “Big Brother VIP Kosova” për momentin - Gazeta Express
string(100) "edita-abazi-sqaron-thashethemet-ja-pse-nuk-e-sheh-veten-pjese-te-big-brother-vip-kosova-per-momentin"

Yjet

Gazeta Express

17/11/2025 19:36

Edita Abazi sqaron thashethemet: Ja pse nuk e sheh veten pjesë të “Big Brother VIP Kosova” për momentin

Yjet

Gazeta Express

17/11/2025 19:36

Make-up artistja e njohur shqiptare, Edita Abazi, ka folur së fundmi për mundësinë e përfshirjes së saj në edicionin e ri të Big Brother VIP Kosova.

E ftuar në emisionin “Ora Shtatë”, Abazi tregoi se për momentin nuk e mendon hyrjen në një format të tillë, kryesisht për arsye familjare, transmeton Klankosova.tv.

Ajo theksoi se djali i saj është ende i vogël dhe se një angazhim kaq i madh, që kërkon izolim total për javë të tëra, nuk është diçka që mund ta përballojë aktualisht.

Megjithatë, Edita la të kuptohet se nuk e përjashton mundësinë në të ardhmen. Dhe nëse do të zgjidhte të merrte pjesë, zgjedhja do të ishte e qartë:

“Nëse do të hyja në Big Brother, më parë do të kisha hy në Big Brother të Kosovës sesa në Big Brother të Shqipërisë. Mendoj që në Big të Kosovës ruhen më shumë banorët,” u shpreh ajo.

Emri i saj është përfolur shpesh si i mundshëm për t’u bërë pjesë e edicionit të katërt të BBVK, por Abazi hodhi poshtë këto thashetheme, duke i quajtur të pabazuara.

Deklarata e saj i ka dhënë fund spekulimeve, por për adhuruesit e saj mbetet ende një shpresë se në të ardhmen mund ta shohin make-up artisten në shtëpinë më të famshme në Kosovë. /GazetaExpress/