Edicioni X i “Polipit”, online - Gazeta Express
string(27) "edicioni-x-i-polipit-online"

Edicioni X i “Polipit”, online

Gazeta Express

10/09/2020 15:00

Edicioni X i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – Polip, do të mbahet më 11 – 14 shtator, me moton Change Your Language! [Ndrysho gjuhën tënde!]

Edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – polip do të mbahet sivjet ndërmjet datave 11 dhe 14 shtator. Edicioni jubilar i festivalit polip sivjet mbahet online, duke iu përshtatur masave dhe vendimeve të ndërmarra nga institucionet relevante kundër përhapjes së pandemisë COVID_19.

Lexo Edhe:

Në njoftimin e Qendrës Multimedia, thuhet se organizatorët do të mundohen të sjellin atmosferën që e ka dominuar këtë festival në të kaluarën. Veç leximeve, do të organizohen edhe panele diskutimi, koncerte muzikore e aktivitete të ndryshme letrare.

Mbi 30 autorë nga vende të ndryshme të botës janë mysafirë të këtij edicioni, ndër ta edhe shkrimtari i njohur nga Serbia, Bora Qosiq.

Për më shumë detaje, mund të shihni programin përfundimtar të Polip X në websajtin e Qendrës Multimedia: www.qendra.org Programet e leximeve dhe aktivitetet tjera do të mund të ndiqen live në faqen e Qendrës Multimedia në Facebook.