Bota e futbollit është tronditur sot.
Ylli i Liverpoolit, Diogo Jota ka vdekur pas një aksidenti trafiku në provincën e Zamorës, njofton mediumi spanjoll “Marca”, përcjell “Gazeta Express”.
Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria.
🚨 Dos jóvenes fallecen en un accidente en la A-52 (Palacios de Sanabria).
🚒 Interviene el Parque de Bomberos de Rionegro del Puente (Zona Norte del Consorcio de la @DiputacionZA)
🔥 El vehículo se incendió y las llamas se propagaron a la vegetación.
🖤 Tenían 28 y 26 años. DEP. pic.twitter.com/tqEhIS6iiY— Diputación Provincial de Zamora (@DiputacionZA) July 3, 2025
Futbollisti portugez, i cili ishte martuar vetëm pak ditë më parë, më saktësisht më 22 qershor, vdiq kur automjeti me të cilin udhëtonte me vëllain e tij, André, 26 vjeç, gjithashtu një futbollist profesionist në ekipin Penafiel, doli nga rruga, duke shkaktuar zjarr.
Sipas dëshmitarëve që telefonuan në numrin 112, makina u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën edhe në bimësinë aty pranë.
Kush ishte Diego Jota?
Diogo Jota, 28 vjeç, ishte pjesë e Liverpoolit nga viti 2020 kur ishte transferuar nga Wolverhampton për 44,7 milionë euro.
Nga ajo kohë, me “Reds” i ka zhvilluar 182 ndeshje dhe i ka realizuar 65 gola, ndërsa i kishte bërë edhe 26 asistime.
Në këtë periudhë ai i kishte fituar tre trofe me “Të Kuqtë”: Një Premierligë (2024/25), një FA Cup (2021/22) dhe një Kupë të Ligës (2021/22).
Përfaqësuesi portugez e kishte një eksperiencë të shkurtër edhe në Atletico Madrid.
“Los Rojiblancos” e kishin transferuar atë nga Paços Ferreira në vitin 2016 për 7 milionë euro.
Kishte shënuar në një ndeshje miqësore kundër Crotones (0:2), por nuk kishte debutuar asnjëherë në një ndeshje zyrtare.
Në të njëjtën verë ishte huazuar në Porto.
Atje e kishte treguar veten për t’u shitur më pas në vitin 2018 për 14 milionë euro në Wolverhampton, prej nga më pas kishte shkuar në Liverpool. /Gazeta Express
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...