Rutte nga Shkupi: NATO është e përkushtuar për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat - Gazeta Express
string(92) "rutte-nga-shkupi-nato-eshte-e-perkushtuar-per-te-mbrojtur-cdo-centimeter-te-territorit-aleat"

Maqedoni

Gazeta Express

03/03/2026 14:56

Rutte nga Shkupi: NATO është e përkushtuar për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat

Maqedoni

Gazeta Express

03/03/2026 14:56

NATO është e përkushtuar për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat, ngado që të vijë sfida, tha shefi i NATO-s, Mark Rutte, gjatë konferencës së përbashkët me presidenten Gordana Siljanovska Davkova në Shkup.

Rutte falënderoi Maqedoninë e Veriut për mbështetjen që jep në kuadër të misionit të KFOR-it, ndërsa theksoi se NATO po sigurohet që ky mision të mbetet i fuqishëm.

“Maqedonia e Veriut e ka mbështetur prej kohësh misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, dhe për këtë ju falënderoj. KFOR-i vazhdon të luajë një rol themelor në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme, për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për qëllimin e tij”, tha Rutte.

Advertisement
Advertisement
Advertisement