string(42) "eshte-ndare-nga-big-basta-reagon-vesa-luma"

Yjet

Gazeta Express

30/04/2025 20:03

Është ndarë nga Big Basta? Reagon Vesa Luma!

Yjet

Gazeta Express

30/04/2025 20:03

“Muzikë, dashuri, shoqëri…”

Së fundmi kanë qarkulluar thashetheme se reperi Big Basta dhe këngëtarja e njohur Vesa Luma i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Spekulimet u përforcuan nga mungesa e një reagimi publik nga ana e Vesës, e cila për një kohë të gjatë nuk publikoi asnjë postim në rrjetet sociale rreth këtyre theshethemeve.

Mirëpo, së fundmi Vesa vendosi të reagojë. Ajo publikoi një kolazh fotosh në Instagram, ku në mesin e imazheve shfaqet edhe një foto e Big Bastës. “Muzikë, dashuri, shoqëri” shkroi ajo në përshkrimin e postimit, duke dhënë një sinjal të qartë se mes saj dhe Big Bastës gjithçka po ecën për mrekulli.