Edicioni i pestë i Prozës Artistike ‘Ficton Fest’ - Gazeta Express
string(47) "edicioni-i-peste-i-prozes-artistike-ficton-fest"

Arte

Gazeta Express

05/11/2025 15:22

Edicioni i pestë i Prozës Artistike ‘Ficton Fest’

Arte

Gazeta Express

05/11/2025 15:22

Fillimi i nëntorit i sjell Prishtinës edicionin e pestë të Prozës Artistike “Fiction Fest”.

Në këtë edicion jubilar, pjesëmarrës për diskutime dhe lexime do të jenë shkrimtarët Besnik Mustafaj, Sali Bashota, Rita Petro, Bardh Frangu, Shpetim Selmani, Mark Pashku – Lucgjonaj, Bardhyl Zaimi, Dhurata Hoti, Suad Arilla, dhe Shpresa Qeriqi.Ky festival është një nga aktivitetet më të rëndësishme të QKE “Sheshi”.

Koordinuese e raportit me publikun dhe mediet për “FICTION FEST-in” e sivjetmë është Saranda Buzhala, studiuese dhe profesoreshë e letërsisë shqipe.

Ky edicion do të mbahet më 04 dhe 05 nëntor, 2025, në restorant “Amaro”, Prishtinë.
Të dy mbrëmjet e këtij festivali fillojnë në ora 18:00.