Edicioni i 17-të i PriFest u hap me filmin “Bear Hug” - Gazeta Express
string(51) "edicioni-i-17-te-i-prifest-u-hap-me-filmin-bear-hug"

Arte

Gazeta Express

10/09/2025 14:38

Edicioni i 17-të i PriFest u hap me filmin “Bear Hug”

Arte

Gazeta Express

10/09/2025 14:38

Edicioni i 17-të i PriFest u hap mbrëmë me premierën botërore të filmit Bear Hug me regji nga Ilirjan Himaj, një rrëfim i fuqishëm dhe emocionues nga Kosova.

I subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, filmi trajton temat e mbijetesës, dashurisë dhe luftës për liri personale.

Në rolet kryesore luajnë Valmir Krasniqi, Era Balaj, Agron Shala, Astrit Kabashi dhe Teuta Krasniqi, e cila është edhe producente e filmit. Regjinë dhe montazhin e filmit e ka realizuar Ilirjan Himaj, dhe Latif Hasolli si drejtor i fotografisë.

Në kuadër të natës së hapjes, QKK organizoi gjithashtu një pritje me mysafirë të festivalit, kineastë, partnerë dhe përfaqësues institucionesh, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me PriFest dhe mbështetjes së kinemasë vendore në ngjarje ndërkombëtare.

Në ditët në vijim në kuadër të festivalit do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera në bashkëpunim me QKK.