Edi Rama: Veliaj nuk është i pandehur, prokuroria nuk ka provat për të kërkuar burgosjen - Gazeta Express
string(86) "edi-rama-veliaj-nuk-eshte-i-pandehur-prokuroria-nuk-ka-provat-per-te-kerkuar-burgosjen"

Shqiperi

Gazeta Express

13/02/2025 10:24

Edi Rama: Veliaj nuk është i pandehur, prokuroria nuk ka provat për të kërkuar burgosjen

Shqiperi

Gazeta Express

13/02/2025 10:24

Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë pasi GJKKO konfirmoi masën e sigurisë arrest në burg për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Teksa bashkëbisedoi online me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy” Rama deklaroi sot se Veliaj nuk është i pandehur dhe u dënua pa prova.

 “Kryetari i bashkisë së Tiranës, të cilit dje iu dha masa arrest me burg, nuk është i pandehur. Pra vetë prokurori nuk mendon që është gati të kërkojë hapjen e gjyqit, sepse nuk i ka provat e mjaftueshme, por ka sipas tij dyshime të mjaftueshme bazuar mbi një sërë provash të pamjaftueshëm. Sipas tij, jo sipas meje. Statusi i Erion Velisë sot tregon pikërisht këtë”, u shpreh Rama.

 “Jeni të sigurt që e dimë të gjithë ne që jemi në këtë diskutim prej 2 apo 3 ditësh, ndryshimin mes të dyshuarit dhe të pandehurit. I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë prokuroria është e vetëdijshme që nuk i ka provat e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e tij. Pra për të ngritur akuzë për të thënë ky person ka bërë 1,2,3 për këtë person kërkoj dënim. Ndërsa i pandehuri është pikërisht dikush për të cilin prokurori shkon para gjykatësit dhe i thotë, dua burg për këtë person kam këto prova, fillon gjyqi”, u shpreh Rama.

Advertisement
Advertisement
Advertisement